Sot në Prizren, me kontributin Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë u bë hapja zyrtare e Institutit të Hifzit të Kur’anit “Emin Pasha”.
Të pranishëm në këtë eviniment ishin, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me stafin e tij dhe udhëheqës të lartë nga Dijaneti i Turqisë dhe shumë qytetar.
Myftiu Tërnava falënderoi shtetin mik të Turqisë për ndihmën e vazhdueshme që po i bën shtetit tonë në të gjitha fushat.