Një delegacion i Bashkësisë Islame të Sanxhakut me seli në Novi Pazar, i prirë nga Dr. Rešat ef. Plojovič – drejtor i Medresesë “Gazi Isa Beg” në Novi Pazar dhe kryeimami i Novi Pazarit, Asmir ef. Crnovršani, e të shoqëruar edhe nga nxënëset e Medresesë “Gazi Isa Beg”, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizenit. Ata u pritën nga Kryetari i Këshilli të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.
Delegacioni i vëllezërve nga Sanxhaku, e vizituan edhe Medresenë “Alauddin” – Paralelja në Prizren, si dhe bën një vizitë të lirë në qytetin e Prizrenit.
Drejtori, z. Rešat ef. Plojovič mbajti ligjëratën e xhumasë në xhaminë e re në Lubizhdë, ndërsa kryeimami Asmir ef. Crnovršani në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme.
Me të vërtetë, ishte një takim mbresëlënës.
Bashkëpunimi dhe takimet e këtillë do të vazhdojnë dhe në të ardhmen.