Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Myftiu i qytetit të Librazhdit të Shqipërisë, z. Ardit ef. Hoxhllaku me bashkëpunëtorë. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë. Në takim u bisedua për zhvillimet dhe aktivitetet e dy institucioneve, gjithashtu, për sfidat nëpër të cilat kalojnë këto institucione.
Takimi kaloi ne frymë tejet vëllazërore.