Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë “Kosova 10 vjet shtet”, bashkë me Komunën e Prizrenit si dhe me shumë imamë e qytetarë, vizitoi varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, z. Besim ef. Berisha, në pronioncimin e tij para mediave, përveç tjerash tha se “dëshmorët janë rrënjët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Respekt i përjetshëm për dëshmorët! Respekt për familjet e tyre!