Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë “Kosova 10 vjet shtet”, në shenjë nderimi e mirënjohje për kontributin e dhënë, vizitoi shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Në dy takime të ndara, delegacioni i KBI-Prizren, u mirëprit nga z.Selim Krasniqi – kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, z.Burim Shala – kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, z.Xhavit Berisha – kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, z. Ruzhdi Saramati – kryetar i shoqatës së të Burgosurve Politikë. Respekt për të gjithë atat burra dhe gra, që luftuan, duke dhënë jetën, pasurinë dhe djersën e tyre për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Respekt i përjetshëm, dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe të burgosurve politikë!