Kryetari i KDTP dega në Prizren, njëherit edhe zëvendës Kryesues i Asamblesë së Prizrenit, z. Sencar Karamuço, së bashku me bashkëpunëtorë dhe dy drejtor komunal nga kjo parti, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Ata u pritën nga kryetari Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë të KBI-Prizren, i cili i falënderoi perzemersisht për vizitën e tyre. Kryetari Berisha dhe z. Karamuço, u zotuan per bashkëpunim të sinqertë në të gjitha çështjet që janë në interes të vendit dhe qytetarëve. Takimi kaloi në frymë vëllazërore.