Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren. Ata u pritën nga Konsullja Eylem Altunya, e cila e falënderoi kryetarin Besim ef. Berisha për vizitën dhe i ofroi bashkëpunim të sinqertë. Nga ana e tij, kryetari z. Berisha e uroi znj. Altunya në detyrën e re Konsule, duke i siguruar bashkëpunim të mirëfilltë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.