Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Prof. Sabri ef. Bajgora dhe ndihmësi i tij, Fatmir ef. Iljazi. Kryeimamin Bajgora, e priti Kryetari Besim ef. Berisha me stafin e tij, të cilin e informuan për ecurinë e punëve dhe aktiviteteve të KBI-Prizren dhe u biseduan planet dhe projektet për vitin kalendarik 2018.