Një delegacion i Shoqatës së Invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Prizren, të prirë nga kryetari z. Burim Shala, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Në këtë vizitë kurtuazie, ata u pritën nga kryetari i KBI-së, z. Besim ef. Berisha, i cili i falënderoi për vizitën e tyre, duke thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gëzojnë respect të veçantë në KBI Prizren dhe, kjo është dëshmuar edhe gjatë organizimeve të përbashkëta që kemi pasur. Jemi bashkë gjithmonë, sepse bashkë e kemi bërë luftën, bashkë e kemi fituar lirinë, bashkë e kemi arritur pavarësinë dhe përsëri bashkë jemi duke e realizuar shtetndërtimin e Kosovës, deklaroi Berisha.
Nga ana e tij, z. Burim Shala, i shprehu falënderim Bashkësisë Islame për pritjen dhe për punën që po e bën në terren në edukimin dhe vetëdijësimin e shoqërisë. Ai, dhuroi disa kalendarë dhe fletore të Shoqatës për zyrtarët e KBI-së.
Takimi kaloi në frymë vëllazërore!