Në qendër të qytetit të Prizrenit, në sheshin Shatërvan, afër Xhamisë së Sinan Pashës, nxënësit e Medreses “Alaudin”, për ndër të ditës së lindjes së Pejgamberit a.s., kanë shpërndarë trëndafila dhe librin për jetën e tij.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha tha se me këtë aktivitet duke shpërndarë trëndafila që janë simbol i dashurisë shprehet dashuria për profetin. Ai tha se aktiviteti organizohet nga Këshilli i Bashkësisë islame në Prizren në bashkëpunim me Dianetin e Republikës së Turqisë dhe Medresenë “Alaudin”.
“Përmes trëndafilave që simbolizojnë dashurinë po e shprehim dashurinë për Pergamberin a.s.”, tha Berisha.
Ai më tej shtoi se aktiviteti organizohet në sheshin Shatërvan në vend të hapur që Pejgamberi a.s. të kujtohet e rikujtohet por edhe të kuptohet.
“Ajo që kemi dëshirë është që Muhamedi a.s. të kujtohet dhe të kuptohet. Në gjithë globin myslimanët po vuajnë nga të moskuptuarit e drejtë të jetës së Pejgamberit Muhamed a.s.”, u shpreh Berisha.
Ramadan Uka, koordinator i Medreses “Alaudin” tha gjatë këtij aktiviteti se po shpërndajnë trëndafila me respekt e dashuri për qytetarët duke ua uruar ditëlindjen e Pejgamberit a.s., ndërsa nxënësit pohuan se më këtë aktivitet po i japinë kësaj dite aromë feste./texti, Gazetaere.com/