Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në bashkëpunim me Departamentin e të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi aktivitetin: “Aspekte nga ekonomia dhe bankimi islam”, me ligjërues: Dr. Islam Hasani.
Në ligjëratën e tij, të shoqëruar me “video-projektor”, Islam Hasani ofroi një pasqyrim të përgjithshëm e të thuktë rreth ekonomisë, e në mënyrë të veçantë rreth bankimit islam. Po ashtu, ai ofroi sqarime interesante rreth depozitave bankare, kreditmarrjes, etj, si dhe qëndrimin e Islamit në lidhje me këto çështje.
Në pjesën e fundit, të pranishmit zhvilluan pyetje dhe dikutime.
Në takim morën pjesë zyrtarë të Bashkësisë Islame, studentë, përfaqësues të odës ekonomike, bankave, shoqatave të biznesit, afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë.
Takimi u mbajt në Hotel “Theranda” në Prizren, 12:30 h dhe ishte mjaft konstruktiv!