Sekretarit të KBI-Prizren, Mr. Orhan Bislimaj, më 06.11.2017, juria profesionale shkencore e Institutit Shqiptar për Mendim dhe Qytetërim Islam, me seli në Tiranë, i dha vlerësimin meritor, librit të tij “Marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë 1990-2010 – implikimet socio-politike”, në edicionin e 10-të (Çmimi AIITC-III), në nivel të trojeve shqiptare: “Libri më i mirë i vitit në fushën e shkencës, kulturës dhe artit islam”, ME MOTIVACIONIN: “Pasqyrim i vlefshëm i raporteve ndërfetare në Kosovë, për periudhën 1990-2010”.