Kryetari i KBI-Prizren Mr. Besim ef. Berisha me bashkpunëtorë u prit nga Koordinatori i Fondacionit Maarif për Kosovë, z. Mesut Özbaysar, të cilit i uroi për hapjen e shkollave turke dhe fillimin e punëve të Fondacionit Maarif në Kosovë. Kryetari e falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik, Turqisë, që po i bën vendit tonë. Takimi kaloi në frymë vëllazërore.