KBI-Prizren, 06.07.2017 (e enjte)
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i organizoi garat e diturisë – 2017 në mësim-besim, për Komunën e Prizrenit. Në garë morën pjesë 18 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësim-besimit në mejtepet e xhamive përkatëse. Nxënësit i janë nënshtruar pyetjeve nga 5 lëndë:
1) Kur’an përmendësh;
2) Njohuri nga Kur’ani;
3) Akaid (lënda mbi besimin);
4) Fikh (e drejta islame) dhe
5) Histori (islame dhe kombëtare).
Të gjithë nxënësit kanë qenë të përgatitur mjaft mirë. Në fund, komisioni qendror i garave të mësim-besimit 2017 e shpalli rezultatin për tri vendet e para, dhe atë si në vijim:
1) Vendi i parë: Xhamia “Omeri r.a.”, imam Taxhudin Ibrahimi (mualimja Hidajete Mene);
2) Vendi i dytë: Xhamia “Daru Selam”, imam Mirsad ef. Ajvazi (mualimi Azmir Jusufi)
3) Vendi i tretë: Xhamia e fshatit Kobajë, imam Tahir ef. Thaqi
Bazuar në këtë rezultat, xhamia “Omeri r.a.”, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësim-besimit në nivel të Republikës, që do të mbahen në Prishtinë më datë 16 Korrik 2017 (e shtunë). Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse. Shumë urime për të gjithë vijuesit e mësim-besimit, pasiqë ata, që të gjithë pa asnjë dallim, janë fituesit e vërtetë, me vetë faktin që janë duke u stolisur me edukatën dhe mësimet islame…!