KBI-Prizren, 01.06.2017
Më datë 01.06.2017, me fillim në ora 19:00 h, Këshilli i Bashkësisë Islami i Prizrenit organizoi hapjen solemne të xhamisë në fshatin Caparc, KK Prizren. Në tubim, mori pjesë Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava dhe zyrtarët e lartë të BIRK-ut. Programi filloi me Kur’an.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, tubimin e përshëndeti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili uroi banorët e fshatit për këtë xhami dhe kontributin e dhënë për ndërtimin e saj. Po ashtu, në emër të KBI-së Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryetari Mr. Besim ef. Berisha. Ndërsa, në emër të fshatit, të pranishmit i përshëndeti Adem Sopi.
Në fund, Myftiu i Kosovës i dhuroi një mirënjohje Azem Thaqit, i cili e ka dhuruar truallin e vëllaut të tij rahmtli Osman Thaqit, për ndërtimin e xhamisë.
Fare në fund, e lusim Allahun e Madhërishëm, që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij, të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj xhamie…!KBI-Prizren, 01.06.2017
Më datë 01.06.2017, me fillim në ora 19:00 h, Këshilli i Bashkësisë Islami i Prizrenit organizoi hapjen solemne të xhamisë në fshatin Caparc, KK Prizren. Në tubim, mori pjesë Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava dhe zyrtarët e lartë të BIRK-ut. Programi filloi me Kur’an.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, tubimin e përshëndeti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili uroi banorët e fshatit për këtë xhami dhe kontributin e dhënë për ndërtimin e saj. Po ashtu, në emër të KBI-së Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryetari Mr. Besim ef. Berisha. Ndërsa, në emër të fshatit, të pranishmit i përshëndeti Adem Sopi.
Në fund, Myftiu i Kosovës i dhuroi një mirënjohje Azem Thaqit, i cili e ka dhuruar truallin e vëllaut të tij rahmtli Osman Thaqit, për ndërtimin e xhamisë.
Fare në fund, e lusim Allahun e Madhërishëm, që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij, të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj xhamie…!