Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, i prirë nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha, realizoi një vizitë një javore në Republikën e Turqisë. Vizita filloi më datë 13.05.2017 deri më datë 20.05.2017, në Izmir, Bursa dhe Stamboll, që konsiderohen tri qytetet më të mëdha të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve, delegacioni i KBI-së Prizren, pati rastin që të vizitojë institucione të ndryshme, për të pa nga afër përvojën e tyre, po edhe duke kërkuar ndihmën e tyre për realizimin e disa projekteve konkrete për KBI-Prizren.
I falënderojmë autoritetet e komunave përkatëse për organizimin e vizitës si dhe për agjendën mjaft cilësore. Të gjitha takimet kanë qenë të rëndësishme, e sidomos ato si në vijim:
– Me Valiun e Izmirit, z. Erol Ayyıldız;
– Me Myftiun e Izmirit: Prof. Dr. Ramazan Muslu;
– Me drejtorin e Institutit “Konak Gençlik ve Spor Kulübü” në Izmir, z. Ali Köstepen;
– Me kryetarin e Yurtdışı Türkleri ve Akraba Toplulukları Başkanlığı, për Izmir, që merret me sigurimin e bursave për studentët e huaj;
– Me deputetin me prejardhje shqiptar, z. Rifat Sahiti, në Izmir;
– Me Myftiun e Bursës, z. Izani Turan;
– Me Myftiun e Kartalit, z. Mustafa Baytar;
– Me drejtorin e Medresesë në Kartal (Stamboll), z. Mitat Tekçam
Si dhe shumë vizita të tjera.
Në të gjitha rastet, takimet kanë qenë mjaft konstruktive.
Mbi të gjitha e falënderojmë Republikën e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë, për Prizrenin dhe Kosovën…!