KBI-Prizren, 03.05.2017
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, e vizitoi KFOR-in turk në Prizren. Ata u mirëpritën nga Komandanti i KFOR-it, Gjenerali z.Mustafa Ihsan Tavazar. Me këtë rast, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, e falënderoi KFOR-in turk dhe shtetin mik të Turqisë, për të gjithë atë që po bëjnë për sigurinë e qytetarëve të Prizrenit. Po ashtu, e falënderoi edhe për ndihmat humanitare.
Vlen të përmendet se KFOR-i turk përveç misionit të sigurisë në Kosovë, e ka edhe sektorin humanitar, i cili kontribuon në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe të tjera, nëpër Kosovë gjithandej. Gjatë muajit mars 2017, KFOR-i turk, e ka bërë rregullimin e rrugës që shpie për në vendbanimin e vjetër të fshatit Kobajë.
Po ashtu, prej vitit 2005, KFOR-i turk kujdeset në mënyrë direkte për shoqatën “HADËR” – njerëzit me nevoja të veçanta, me seli në Prizren, duke ua mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe aspekte të tjera.
Për të gjithë këto dhe shumë kontribute të tjera, Gjenerali i KFOR-it turk, ndihet shumë i lumtur, që shteti i tij, Turqia, po bën për qytetarët e Kosovës dhe, i ofroi Këshillit të BI-së Prizren gatishmërinë e parezervë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në sfera të ndryshme. Fare në fund, Gjenerali z.Mustafa Ihsan Tavazar i ndau një “përkujtesë takimi” Këshillit të BI-së Prizren, si një simbolikë për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.