Sot, më datë 30.03.2017 ( e enjte) është nata e madhe e Regaibit, që sinjalizon fillimin e muajit Rexhep apo siç njihet në popull – ndarja e tre muajve të Ramazanit. Muhammedi (a.s.) në fillim të muajit Rexheb e ka bërë këtë lutje (dua): “O Allahu im, gjatë Muajit Rexheb dhe Shaban, na dhuro begati prej mirësive Tua, ndërsa na mundëso që ta presim Muajin e Ramazanin.” Sonte, këtë dua, duhet ta bëjë secili musliman, duke kërkuar tek Allahu, që t’i dhurojë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Shënimi i kësaj nate me ibadet ndaj Allahut është një vepër shumë e mirë. Me rastin e kësaj nate, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, të gjithë besimtarët islamë të Komunës së Prizrenit ia uron Natën e Madhe të Regaibit.
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit