Prizren, 10.03.2017 – Qyteti i Prizrenit i dha lamtumirën e fundit veteranit të hoxhallarëve, Mulla Hajri ef. Mexhitit nga Prizreni. Në ceremoninë e varrimit, ku pati shumë pjesëmarrës, xhemat, imamë, etj., mori pjesë edhe delegacioni nga Kryesia e BIRK-ut në krye me Myftiun Naim ef. Tërnava, si dhe personalitete të ndryshme nga Prizreni dhe më gjerë.
Hajri ef. Mexhiti ka kryer detyrën e imamit në qytete dhe fshatëra të ndryshme të Kosovës. Ai, vdiq më datë 09.03.2017 (e enjte), ndërsa më datë 10.03.2017, ditë e xhuma, u varros në varrezat e qytetit të Prizrenit. Namazi i xhenazës u fal në xhaminë e Bajraklisë, i prirë nga Myftiu Naim ef. Tërnava.
Mulla Hajria ka lënë trashëgimtarë, djemë dhe vajza. Ai është babai i imamit të famshëm, mulla Reshat ef. Mexhitit.
E lusim Allahun e Madhërishëm, që Mulla Hajrin ta shpërblejë me xhennetin Firdevs dhe shpirtin e tij ta shoqërojë me shpirtin e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë…!