KBI – Prizren, 06.03.2017 – Në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5,6,7 mars 2017, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit vizitoi Prekazin Legjendar. Me shumë respekt përkujtuam sakrificën sublime të komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari në përgjithësi. Ata, do të mbetën përgjithmonë një kurorë mbi lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Allahu i shpërbleftë me xhennet!
Për nderim të veprës dhe për shpirtin e tyre, Imamët që ishin prezentë, e lexuan nga një pjesë të Kur’anit.
Respekt i përjetshëm për komandantin Legjendar dhe familjen e madhe Jashari! Respekt për të gjithë dëshmorët e rënë për liri dhe pavarësi, në të gjitha kohërat! Respekt për invalidët dhe veteranët e luftës…!