Me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë (9) të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, vizitoi varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Landovicë të Prizrenit, për të shprehur konsideratën e pa fund ndaj tyre. Për nderim të veprës së dëshmorëve, e për shpirtin e tyre, Imamët që ishin prezentë, e lexuan nga një pjesë të Kur’anit.
Respekt i përjetshëm për të gjithë dëshmorët e rënë për liri dhe pavarësi, në të gjitha kohërat! Respekt për familjet e tyre! Respekt për invalidët dhe veteranët e luftës…!