Haxhinjte e Prizrenit, e kane kryer ibadetin e haxhit. Sipas informacioneve te siguruara nga udheheqesia e haxhinjeve te KBI-se Prizren, mesohet se te gjithe haxhinjte tashme e kane kryer obligimin e haxhillekut, dhe ate: veshjen e ihramit, qendrimin ne Arefat, Tavafin rreth Qabes, ndersa dje me date 14.09.2016 e kane kryer edhe ritualin e fundit te gjuajtjes se gureve, dhe me kete e kane rrumbullaksuar haxhin-kushtin e peste te Fese Islame. Sipas te njejteve informacione, haxhinjte e Prizrenit, jane te gjithe shendoshe e mire, dhe pritet qe neser me date 16.09.2016 ta lene Mekken madheshtore dhe te kalojne ne qytetin e ndritshem te Medines, ku edhe gjendet xhamia e pejgamberit, Muhamedit a.s.. Aty do te vizitojne disa prej vendeve te rendesise se vecante. Ne Medine do te qendrojne deri me date 24.09.2016, kur edhe do te kthehen per Kosove. Allahu ua befte kabull haxhin dhe te gjitha ibadetet e tjera qe i bejne ne vendet e shenjta.