Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj vizitoi KBI Prizren, me këtë rast ai uroi kryetarin Besim ef. Berisha dhe te gjithë qytetarët e Prizrenit per festën e Kurban Bajramit. Bashkë me urimet e sinqerta, kryetari i AAK-së z. Haradinaj dhuroi dy kurbana për familjet nevojtare ne KBI Prizren. Kryetari Besim ef. Berisha e falënderoi ne emër të gjith besimtarëve per vizitën dhe solidaritetin.