KBI-Prizren, 30.06.2016 ( e enjte)
Këshilli I Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi garat e mësim-besimit/2016, për Komunën e Prizrenit. Në garë morën pjesë 24 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësim-besimit në mejtepet e xhamive përkatëse. Nxënësit I janë nështruar pyetjeve nga 5 lëndë:
1) Kur’an përmendësh;
2) Njohuri nga Kur’ani;
3) Akaid (lënda mbi besimin);
4) Fikh (e drejta islame) dhe
5) Histori (islame dhe kombëtare).
Pesë komisione me nga tre anëtarë kanë bërë vlerësimin e nxënësve. Garat u zhvilluan në mënyrë të rregulltë dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi. Te gjithe nxenesit kane qene te pergatitur mjaft mire. Në fund, komisioni qendror i garave të mësim-besimit 2016 e shpalli rezultatin për tri vendet e para, dhe atë si në vijim:
1) Vendi I parë: xhamia e Kurillës, imam Naser ef. Kastrati dhe Agim ef. Gashi;
2) Vendi I dytë: Xhamia “Omeri r.a.”, imam Taxhudin ef. Ibrahimi
3) Vendi I tretë: a) Xhamia e fshatit Medvec imam Nexhati ef. Spahiu
Vendi I tretë: b) Xhamia e fshatit Lubinjë e Poshtme, imam Alija Abdija
Bazuar në këtë rezultat, xhamia e Kurillës, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësim-besimit në nivel të Republikës, që do të mbahen në Prishtinë më datë 23 Korrik 2016 (e shtunë). Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse. Urime për të gjithë vijuesit e mësim-besimit, pasiqë ata, që të gjithë pa asnjë dallim, janë fituesit e vërtetë, me vetë faktin që janë duke u stolisur me edukatën dhe mësimet islame.