Keshilli i Bashkesise Islame i Prizrenit organizoi program fetar per nder te Nates Mubarek “Lejletul Kadri”. Programi filloi me Kur’an, lexuar nga hfz. Daut Lezi, dhe pastaj disa ilahi nga Burim Berisha, Deniz Allajbegu dhe Hedan Thaqi. Pas pjeses artisitike, para te pranishmeve mbajti ligjerate Mr. Amet ef. Memedi – Drejtor i pergjithshem i Forumit te te Rinjeve Muslimane, me seli ne Sent Galen te Zvicrres. Me te vertet, ishte nje atmosfere impozante, dhe sidomos zgjoi interesim ligjerata, qe e mbajti mulla Amet Memedi. Por, mbi te gjitha, kete nate dhe ambient, e zbukuroi xhamati, burra e gra, djem e vajza, qe kishte ardhe ne numer jashtezakonisht te madh, perplote xhamia dhe perplote oborri mjaft i madh i saj. Po ashtu, namazi i teravise u fal shume me gjate se sa neteve te tjera, afersisht nje faqe nga Kur’ani ne secilin rekate te teravise. Namazin e jacise e fali Kryeimami Ali ef. Vezaj, ndersa teravine dhe vitrin, Myhedin Ukallo dhe hfz. Osman Bekteshi.