KBI – Prizren, 30 Prill 2016 (E Shtunë),
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në bashkëpunim me xhematin e fshatit Lubizhdë, e organizoi hapjen solemne të xhamisë së re në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Me të vërtetë ishte një atmosferë impozante dhe festë e vërtetë. Prezenca e qytetareve nga besimi islam ishte tejet masive.
Xhamia eshte ndertuar me vetefinancim te banoreve te Lubizhdes, dhe nje kontribut te madh e kane dhene Keshilli i xhamise se fshatit, ne krye me imamet Amir ef. Ademi dhe Anell Avdija si dhe Muteveline Jakup Torbani.
Në tubim morën pjesë shumë personalitete të larta: Resul ef. Rexhepi – Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së BIRK-ut me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Këshillit të BI-Prizren Mr. Besim ef. Berisha, Kryeimami mulla Ali ef. Vezaj, Sekretari mr. Orhan ef. Bislimaj, si dhe shumë imam të Këshillit të BI-së Prizren. Në tubim mori pjesë Prof.dr. Mevlud Dudiq – Myftiu i Bashkësisë Islame të Sanxhakut. Po ashtu morën pjesë edhe deputet, intelektualë, përfaqësues të spektrit politik, si dhe shumë xhematlinjë, burra e gra nga fshati Lubizhdë dhe Komuna e Prizrenit.
Ne emër të xhamisë, foli imami i xhamisë Amir ef. Ademi, ndërsa në emër të fshatit kryetari i fshatit.
Tubimin e përshëndeti, Resul ef. Rexhepi, Mevlud ef. Dudiq dhe Ali ef. Vezaj.
Tubimin e moderoi imami Anell Avdija.
Gjatë gjithë kohës një atmosferë gëzimi i ka mundësuar kori i mësim-besimit të xhamisë së fshatit, të cilët me ilahitë e tyre dhe recitimet e bukura bënë që të gjithë të pranishmit të ndihen të relaksuar.