KBI – Prizren, 29 Prill 2016 (E Premte),
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatën Kulturore “ARASTA” me seli në Prizren organizoi tribunën me titull: “Përgjegjësitë tona karshi ndryshimeve globale”, me ligjëruesin e intelektualin e njohur nga Turqia, Prof. Ramazan Kayan. Me të vërtetë ishte një “tribunë” jashtëzakonisht e mirë dhe konstruktive. Organizimin e përshëndeti, Kryetari i Këshillit Mr. Besim ef. Berisha, si dhe përfaqësuesi i shoqatës “Arasta” z. Agon Gashi.
Vlen të përmendet, se Prof. Ramazan Kayan është autor i librit në gjuhën turke “Thirrja për namaz”, të cilën e ka përkthyer në gjuhën shqipe Emir Hukallo. Pas tribunës, libri është dhuruar falas për të gjithë të pranishmit.
Pjesëmarrja në tribunë ka qenë mjaft e mirë, dhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë.