KBI – Prizren, 28.04.2016 (E Enjte)
Në TV – Klan Kosova, më datë 28.04.2016, ora 23:30 direkt nga Shadërvani i Prizrenit, Sekretari i Këshillit të KBI-së, Mr. Orhan ef. Bislimaj dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, z. Kujtim Gashi. Tema: “Kërkesa e KBI Prizren për mbulimin e shpenzimeve të varrimit”
Kryesuesi z. Kujtim Gashi, deklaroi se Komuna e Prizrenit është duke menduar seriozisht që të mbulojë shpenzimet e varrimit, e që shuma përafërsisht do të jetë 200.- €, porse paraprakisht duhet bërë parallogaritje buxhetore. Po ashtu, z. Gashi në mbledhjen e Asmablesë së Prizrenit të datës 28.04.2016, ka thënë se çështja e mbulimit të shpenzimeve të varrimit është edhe propozim i Kryetari të Komunës së Prizrenit, dr. Ramadan Muja.
Vlen të përmendet se kërkesën e KBI-së Prizren për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, e ka përkrahur fuqishëm edhe partia më e madhe opozitare LDK-dega Prizren, pastaj Partia e Drejtësisë – dega Prizren, subjektet e tjera politike, si dhe shoqatat dhe qytetarët e ndryshëm.
Ceshtja drejt realizimit, presim rezultatet konkrete!