KBI – Prizren, 27 Prill 2016 (E Mërkurë),
Një delegacion i Unionit të Studentëve të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren, në përbërje të Nehat Gashi – Kryetar i Unionit, Venhar Qafleshi – Senator dhe disa studentë të tjerë anëtarë të Këshillave të Fakulteteve të ndryshme, e vizitoi Këshillin e BI-se Prizren. Me këtë rast, studentët e uruan Mr. Besim ef. Berisha, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Keshillit te BI-se Prizren. Një falënderim i sinqertë për të gjithë studentët – PLEJADA E ARTË E SHOQËRISË. Respekt!