Kryesia e BIK mbetet e përkushtuar që të realizoj të drejtën e shkollimit dhe të punësimit të femrës myslimane edhe me mbulesë në institucionet publike, si të drejta të panegociueshme. Zgjidhja për këtë çështje, dhe çështjet të tjera duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian, atje ku pretendojmë të integrohemi, larg çdo politizimi e polarizimi për interesa politike e klanore.
Partitë politike le të merren më punët dhe programet e tyre, ndërsa Bashkësia Islame do të kryej misionin e saj kushtetues .
Kryesia e BIK-ut fton të gjitha partitë politike që të mos provojnë të bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të BIK-ut, sepse xhamitë nuk janë vend për platforma politike, por për ibadete e kryerje të obligimeve fetare. Kjo ngase, xhemati ynë është heterogjen dhe u përket të gjitha partive politike, pra për ne të gjitha partitë politike janë të barabarta.
Kryesia e BIK-ut, në të njëjtën kohë shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e saj për marshin e sotshëm në Prishtinë, kundër homofobisë. Marshin e sotëm e konsiderojmë fushatë me të cilën po tentohet të promovohet homoseksualiteti si vlerë civilizuese. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe një herë, publikisht distancohet nga kjo dukuri e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes së shëndetshme.