Kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë, z. Ismail Kahraman gjatë vizitës së tij në Kosovë, e vizitoi edhe Prizrenin. Me këtë rast, ai e vizitoi xhaminë Emin Pasha dhe zhvilloi një takim vëllazëror me Kryetarin dhe Kryeimamin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Pjesë e delegacionit ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Konzullja, Deputetë, Këshilltari për çështje fetare i Republikës së Turqisë, si dhe zyrtarë të tjerë nga Turqia dhe Kosova.