Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit e vizituan shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – degët në Prizren. Delegacioni përbëhej nga: Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve z. Xhavit Berisha; Kryetari i Shoqatës së Invalidëve z. Burim Shala; Sekretari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së z. Isa Berisha; dhe Kryetari i Shoqatës së të Dënuarëve Politik z. Ruzhdi Saramati. Po ashtu pjesë e delegacionit ishte edhe Alush Shala (ish-epror); Esat Krasniqi (ish-epror) dhe Kurtish Hoxhaj (invalid i luftës). Ata, e uruan Mr. Besim ef. Berisha, me rastin e zgjedhjes se tij, Kryetar i Këshillit te BI-se Prizren, duke i ofruar bashkëpunim te mirëfilltë. Takimi kaloi në frymë vëllazërore. Respekt të pafund për këto kategori të arta të shoqërisë, të cilët janë gurthemeli i lirisë dhe Pavarësisë së Republikës së Kosovës!