
Me datë: 10 mars 2025 Departamenti i Gruas në Prizren për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit mbajti ligjeraten e radhës me temen:
“Kur’ani dhe muslimanja në Ramazan”, ligjëruar nga mualimja Ibadete Danjolli, ishte mjaftë domethënëse dhe e nevojshme për tu trajtuar duke marë parasysh sakrificën e madhe që çdo grua bën gjatë këtij muaji të begatshëm.
Aty mësuam se krahas lodhjes, angazhimeve dhe përkushtimit, edhe shpërblimet janë të shumëfishta dhe që peshojnë rëndë në peshoren e veprave të mira.
Dëshira për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe për të fituar Xhennetin, triumfon kundrejt çdo sakrifice!