
Me datë: 9 janar 2025, Departamenti i Gruas i KBI – Prizren mori pjes në programin e organizuar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit në xhaminë Dëshmorët – Martirët.
Fjalë përshëndetëse, në emër të KBI-Prizren, gjegjësisht Departamentit të Gruas, mbajti koordinatorja Mergime Kalenderi, e cila vlerësoi lartë angazhimin e tyre për ta mësuar leximin e fjalës së Allahut të lartësuar.
Mualimja Zejenp Allajbeg tregoi per punën me ta duke theksuar se përkushtimi dhe vullneti i nxënësve ka qenë i jashtëzakonshem për të mësuar, si dhe një ligjeratë rreth mirësive të pafundme që sjell leximi i Kur’anit, na foli mualimja Ibadete Danjolli.
Programi u mbyll me Duanë e Hatmes nga Zejnep Allajbeg.