
Dje më 26 dhjetor 2024, Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, koordinatorja znj. Mergime Kalanderi së bashku me mualimet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, i mirëpritën në një takim shoqëror mësimdhënëset e Medresesë “Alauddin” të Prizrenit.
Takimin e begatuan me prezencën e tyre kandidatet për deputete nga Koalicioni për Familjen, znj. Xheneta Sali-Venhari, znj. Merita Aliçkaj Lezi, znj. Shqipe Veliu dhe znj. Fatijona Bajraj..
Gjatë takimit, u bisedua për shumë tema me të cilat preokupohet shoqëria jonë, siç është edukimi i brezit të ri me vyrtytet fetare e kombëtare, dinjiteti dhe integriteti i gruas në shoqerine kosovare, mbrojtja e shenjtërisë së familjes, etj.
Ishte një takim i mirë me diskutime konstruktive.