
Sot si çdo herë në të gjitha xhamitë e Komunës së Prizrenit është mbajtur mektebi, por sot nxënësit në xhami kishin një mysafir i quajtur Ramazan.
Fëmijët të gëzuar për ardhjen e këtij muaji të begatshëm kaluan qaste të paharruara duke e kremtuar me dhurata e duke i zbukuruar xhamitë, ku me aktivitete të ndryshme e mirëpritën ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.