
Në kuadër të vizitave nga Ekipi i Ramazanit të Kryesisë së BIRK-ut, dje, për namaz të xhumasë, në Prizren qëndruan, hoxhë Musli ef.Arifaj, Sevdair ef. Haxhiu, Valon ef. Myrta, Sedat ef. Islami, Sabit ef. Gashi dhe Sead ef. Paçarizi!
Ata fillimisht u pritën nga Kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi dhe Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, të cilët në emër të xhematit të Prizrenit falënderuan mysafirët e nderuar dhe shprehën kënaqësitë rreth këtyre vizitave dhe freskinë që sjellin në teren.
Nga ana e tyre, në emër të ekipës, hoxhë Musli ef. Arifaj shprehu falënderimet për mikpritjen e xhematit dhe imamëve, gjithashtu dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.
1. Hoxhë Musli ef. Arifaj ishte në xhaminë Imam Ebu Hanife.
2. Hoxhë Sevdair ef. Haxhiu në xhaminë e Sinan Pashës.
3. Hoxhë Valon ef. Myrta në xhaminë Gazi Mehmed Pashës ( Bajrakli).
4. Hoxhë Sedat ef. Islami në xhaminë e Dëshmorëve- Martirëve!
5. Hoxhë Sabit ef. Gashi në xhaminë e Antalya.
6. Hoxhë Sead ef. Paçarizi ne xhaminë Sejdi Beu.