
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në një takim urimi per muajin e Ramazanit, Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj me bashkëpunëtor!
Kryetari Ibrahimi e falënderoi kryetarin z. Shaqir Totaj për vizitën dhe falenderoi për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Prizrenit me Këshillin e Bashkësisë Islame ne Prizren. U diskutuan edhe çështje të cilat janë në interes të perbashkët.
Nga ana e tij, kryetari z. Shaqir Totaj uroj për muajin e Ramazanit kryetarin Ibrahimi dhe gjithë besimtarët duke iu dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar! Gjithashtu falenderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë të institucioneve tona.
Takimi ishte miqësor!