Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga z. Lulzim Kabashi – Kryetar i AAK-së dega në Prizren, si dhe anëtarë të Kryesisë nga Prishtina dhe Prizreni, e vizituan Këshillin e BI-së Prizren. Ata, u mirëpritën nga Kryetari i Këshillit të BI-së Prizren Mr. Besim ef. Berisha, Kryeimami Ali ef. Vezaj, Sekretari Mr. Orhan ef. Bislimaj si dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Takimi kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore, dhe u trajtuan tema të ndryshme me rëndësi të veçantë për shoqërinë. Me këtë rast, Kryetari Haradinaj, ne emer te AAK-se e uroi Besim ef. Berishën, me rastin e zgjedhjes se tij, Kryetar i Keshillit te BI-se Prizren, të cilit i dëshiroi suksese, si dhe ia dhuroi dhuratë Flamurin kombëtar (punim dore). E, në emër të Këshillit të BI-së Prizren, Mulla Ali ef. Vezaj, i dhuroi z. Haradinajt një dhuratë modeste me përmbajtje të Prizrenit. Takimi u përmbyll me një prononcim për media. Respekt!