
Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Kryesuesi i Koaliconit per Familjen z. Eman Rrahmani së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kandidat për parlamentin e Kosovës. Ata u mirëpritën nga kryetari i Kbi Prizren Valon ef. Ibrahimi.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi z. Rrahmani për vizitën, shprehu mirënjohjet për interesimin e tij ndaj institucionit të BI-së në Prizren në veçanti, gjithashtu e informoi rreth rolit dhe objektivave te Kbi-së në mbarëvajtjen e mire te proceseve ne shoqéri.
Nga ana e tij, z. Rrahmani u nda e kënaqur me të arriturat, punët e angazhimet e BI-së, njëashtu shprehu falënderimet rreth angazhimit maksimal që po bënë KBI-Prizren, në veçanti ruajtjen e familjes dhe vlerave tradicionale te cilat janë me vlerë per popullin tonë.