
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë pritën në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike, dega ne Prizren z. Dritan Selmanaj me bashkëpunëtor.
Kryetari Selmanaj, emër të subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren, falënderoi kryetarin Ibrahimi dhe përmes tij të gjithë imamët e nënpunësit fetar në komunën e Prizrenit, të cilët po bëjnë çdo gjë që Prizreni të mbetet akoma shembull dhe model për rajonin e më gjërë për mbajtjen dhe kultivimin e vlerave tradicionale e fetare.
Kryetari Ibrahimi e njoftoi mysafirin me objektivat dhe punët e KBI-Prizren, e falënderoi atë dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe i uroi suksese të gjithëve në këtë rrugëtim.