
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim pune Kryetarin e KBI – Drenas Valon ef. Bequku me bashkëpunëtorë.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi për vizitën e tyre, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet që mund të kenë interes të përbashkët. Ai gjithashtu i informoi dhe njoftoi mysafirët edhe me punët e projektet e KBI-Prizren.
Nga ana e tij, kryetari i KBI – Drenas Valon ef. Bequku shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në mesin e kolegëve dhe falenderoi për nderin dhe mikëpritjen. Gjithashtu u dakorduam të shtojmë intensitetin e punës dhe shkëmbimin e përvojave.
Takimi ishte frytdhënës dhe tejet përmbajtësor!