Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Deputjetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Partisë SDU, znj. Duda Balje.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi për vizitën, shprehu mirënjohjet për interesimin e saj ndaj institucionit të BI-së në Prizren në veçanti, gjithashtu e informoi rreth rolit të Bashkësisë Islame në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëjetesës ndëretnike në Prizren.
Nga ana e saj, znj. Duda Balje u nda e kënaqur me të arriturat, punët e angazhimet e BI-së, njëashtu shprehu falënderimet rreh angazhimit maksimal që po bënë KBI-Prizren për ta ruajtur këtë pasuri që kemi si vend.