Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizituan, kandidatët për Deputet nga LVV, Dega në Prizren, ish-Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Myteher Haskuka, asambleistët znj. Dafina Alishani dhe z. Ilir Gashi.
Ata shprehën konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame, nevojë për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen. Vlerësuan rolin e saj në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për ruajtjen dhe mbrojtjen e traditës dhe kulturës në vendin tonë.
Ata i priti kryetari Valon ef. Ibrahimi, i falenderoi për vizitën dhe iu deshiroi suksese në këtë rrugëtim.