Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim pune Kryetarin e KBI-Gora të Sharrit, dr. Munafis ef. Hoxha me bashkëpunëtorë.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi për vizitën e tyre, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet që mund t’i kenë në interes të komunitetit të tyre. Ai njëashtu i informoi dhe njoftoi edhe me punët e projektet e KBI-Prizren.
Nga ana e tij, kryetari i KBI-Rajoni i Gorës, Hoxha, shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në mesin e miqëve të vjetër e në detyra të reja. Ai shfryrëzoi momentin të ia dhuroj një dhuratë Kryetarit Ibrahimi dhe me këtë rast i dëshiroj punë të mbarë në krye të BI-së në Prizren.
Takimi ishte frytdhënës dhe tejet përmbajtësor!