Për nder të ngjarjes madhështore të Israsë dhe Mi’raxhit, mbrëmë më datë 26 janar 2025, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, Prizren, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi Tribunë fetare.
Për një përshëndetje, të pranishmëve iu drejtua kryetari I KBI-Prizren Valon ef. Ibrahimi, kurse ligjëratën tematike mbi Isranë dhe Miraxhin e mbajti profesori i Medresesë Alauddin të Prishtinës, Mr. Ekrem ef. Maqedonci.
Tribuna filloi me lexim të Kur’anit nga dr. Flamur ef. Kasami.
Momente të mira e të paharrueshme!