Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për takim pune, e vizituan Policia e Kosovës nga Njësiti i Trafikut, toger Arben Elshani dhe Rreshter Bashkim Buzhala.
Në kuadër të kampanjës sensibilizuese për kujdes në trafik, ata kërkuan që përmes Imamëve tu bëhet thirrje qytetarëve e në veçanti të moshuarve që të kenë kujdes maksimal në rrugë.
Gjithashtu vlerësuan lartë rolin e xhamive në vetëdijesimin e komunitetit për çështje të sigurisë në komunikacion.
Kryetari Ibrahimi i mirëpriti ata dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional gjithmonë për të mirën e qytetarëve.