Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë pritën në takim kryetarin e partisë Nisma Socialdemokrate dega në Prizren, njëherit kandidatin për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese në Parlamentin e Kosovës z. Zafir Berisha!
Ai në emër të subjektit politik Nisma Socialdemokrate, dega në Prizren falënderoi kryetarin Ibrahimi dhe përmes tij të gjithë imamët e nënpunësit fetar në komunën e Prizrenit, të cilët po bëjnë çdo gjë që Prizreni të mbetet akoma shembull dhe model për rajonin e më gjërë për mbajtjen dhe kultivimin e vlerave tradicionale e fetare.
Kryetari Ibrahimi e njoftoi mysafirin me arritshmëritë dhe punët e KBI-Prizren, e falënderoi atë dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe i uroi suksese të gjithëve në këtë rrugëtim.