Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë pritën në takim kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës, nga Dega e PDK-së, të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi.
Ai në emër të kandidatëve në fjalë, falënderoi kryetarin Ibrahimi dhe përmes tij të gjithë imamët e nënpunësit fetar në komunën e Prizrenit, të cilët po bëjnë çdo gjë që Prizreni të mbetet akoma shembull dhe model për rajonin e më gjërë për mbajtjen dhe kultivimin e tolerancës dhe bashkjetesës.
Kryetari Ibrahimi pasi i njoftoi me arritshmëritë dhe punët e KBI-Prizren, i falënderoi ata për vizitën dhe i uroi suksese të gjithëve në këtë rrugëtim.