Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizituan Kandidatët e Koaliconit të Listës për Familjen të kryesuar nga Dr. Xhemil Sylejmani.
Ata u mirëpriten nga Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë.
Dr. Xhemil Sylejmani e njoftoi, kryetarin z. Ibrahimin ne lidhje me kauzën e tyre në mbrojtje të familjes dhe angazhimin e tyre për të kandiduar për deputet në Perlamentin e Kosovës.
Ai gjithashtu vlerësoi shumë lartë rolin e Bashkësisë Islame e në këtë rast të KBI-Prizren në ruajten dhe kultivimin e vlerave tradicionale e familjare.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi i uroi suksese atyre në këtë rrugëtim, njëashtu i njoftoi me punët, angazhimet e KBI-Prizren.